24 Prill 2024

Vlerësohet mbështetja e Projektit Eukojust për sistemin prokurorial

Prishtinë, 3 mars – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit EUKOJUST nga IRZ-ja, Teresa Thalhammer.

Kryesuesi Maloku dhe Drejtoresha Thalhammer kanë diskutuar për aktivitetet  e zhvilluara deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST.

Me këtë rast, kryesuesi Maloku, ka thënë se ky projekt është duke pasur ndikim të rëndësishme në shumë fusha, të cilat i mbulon në kuadër të sistemit prokurorial, duke shprehur vlerësimin e tij pozitiv për projektin, ka falënderuar Drejtoreshën Thalhammer për kontributin që ajo dhe institucioni që përfaqëson janë duke e dhënë në sistemin prokurorial.​

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha të interesit të përbashkët.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)