26 Prill 2024

Vlerësohet bashkëpunimi me agjencionet për menaxhimin e emergjencav

Mitrovicë, 24 qershor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bexhet Bala, ka pritur në takim Fadil Kodrën, drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e  Emergjencave si dhe koordinatorin e Qendrës Operative Emergjente Rajonale, Miran Demiri.


U vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet komunës dhe këtyre institucioneve që menaxhojnë me situatat emergjente si në nivel qendror edhe atë rajonal.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka theksuar se koordinimi i veprimeve në rastet e situatave emergjente në mes komunës, Agjencionit për Menaxhimin e  Emergjencave si  Qendrës Operative Emergjente Rajonale rrit efikasitetin e punës. “Natyrave situatave emergjente është shumë specifike, ku kërkohet një bashkëpunim ndërmjet shumë institucioneve. Kjo në Mitrovicë është duke funksionuar shumë mirë”.

Ai ka potencuar si shumë të rëndësishme funksionalizimin e Qendrës Operative Emergjente Rajonale në Mitrovicë vitin e kaluar. “Mitrovica për dallim prej komunave tjera ka një situatë që kërkon vëmendje të shtuar, andaj funksionalizimi i kësaj qendre ka ndikuar shumë pozitivisht në këtë drejtim”.

Ndërsa  Fadil Kodra, drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e  Emergjencave që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha se një rol  jetik për rritjen e cilësisë së punëve të tyre janë duke luajtur edhe drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në këtë kuadër ka veçuar si shumë të frytshme punën e kësaj drejtorie komunale në Mitrovicë dhe drejtorit të saj, Behxhet Bala.

Në anën tjetër, Miran Demiri, koordinator i Qendrës Operative Emergjente Rajonale në Mitrovicë, ka falënderuar kryetarin Kastrati dhe drejtorin Bala për mbështetjen e pakursyer për krijimin e kushteve sa më të mira për punë. Në këtë kontekst, ka përmendur objektin që ka siguruar komuna që ofron kushte shumë të mira për punë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)