19 Prill 2024

Vetëvendosje: Policët na torturuan

Prishtinë, 18 qershor - Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar sot se janë torturuar gjatë dhe pas aksionit policor të 12 qershorit.

Aktivisti Salih Zyba ka deklaruar se dhuna ka vazhduar edhe në rajonin e policisë, si në formë fizike ashtu edhe në formë verbale.

“Kemi pësuar goditje nga më të ndryshmet, si dhe fyerje të rënda personale. Falenderoj një polic që më tha të mos bëj asnjë lëvizje, sepse edhe mund të na vrisnin”, ka deklaruar Zyba.

Aktivisti ka shtuar se agjentët e policisë kanë detyruar përmes kërcënimeve mjekët që të mos publikonin raportin real mjekësor.

Në një konferencë për media, aktivisti Salih Zyba theksoi se ka pasur presion edhe tek mjekët që mos të bëjnë raportet reale të gjendjes shëndetësore.

Aktivistët e “Vetëvendosjes”, Salih Zyba dhe Frashër Krasniqi pohuan se atë ditë jo vetëm që janë rrahur në format më të këqija, por edhe janë ofenduar.

“Kemi pasur goditje nga më të ndryshme dhe mua qëllimisht disa policë më kanë goditur edhe në organet gjenitale. Kemi pasur edhe sharje të ndryshme personale. Falënderoj një polic, i cili më ka thënë te veshi ngadalë që mos të bëjmë asnjë lëvizje se janë në gjendje edhe të na vrasin”, u shpreh Zyba.

Ndërsa, aktivisti tjetër Frashër Krasniqi tha: “Nga sprajti lotsjellës që policët lëshuan mbi mua sikur të ishte ujë, për një kohë të gjatë isha i ngulfatur dhe ata janë gjuajtur mbi mua, kurse në atë gjendje të keqe edhe më kanë rrahur brenda në stacionin e Policisë”.

Aktivistët treguan se gjatë rrahjeve në stacionin policor ka qenë prezentë edhe një femër ndërkombëtare e moshës rreth 40 vjeçe.

Ndërkaq, aktivisti Xhelal Sfeçla vlerësoi se goditjet e policëve në kokë mund të konsiderohen edhe tentativë për vrasje, ndërsa sipas tij, mbështetja që i është dhënë atij aksioni nga Bajram Rexhepi tregon se ka qenë i paramenduar.

Aktivistët e rrahur më 12 qershor theksuan se nuk janë trajtuar si duhet as nga mjekët në QKUK, ndërsa përmendën se edhe në këtë rast policia ka bërë presion që mjekët mos të bëjnë raportet reale shëndetësore.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)