19 Prill 2024

Vetëndosje: EULEX është kontrabandues i kontrabanduar

Prishtinë, 23 prill - Aktivistët e Lëvizjes Vetëndosje! organizuan një aksion në lidhje me rastin e fundit të kontrabandës së bërë nga pjesëtarët rumun te EULEX-it.

Në aksion, simbolikisht u paraqitën Yves De Kermabo si dhe dy pjesëtarë të EULEX-it duke shitur mall të kontrabanduar nën firmën “EULEX commerce – Qendra tregtare për shitjen e mallërave të kontrabanduara”.

Aty nuk mund të mungonte Hashim Thaçi i cili qeshte duke e deklaruar bashkëpunimin e fuqishëm që Qeveria e Kosovës e ka me këtë mision. 

"EULEX-i është  institucion i përsosur për zhvillimin e krimit. Pjesëtarët e këtij misioni kanë imunitet ndaj ligjit (pra janë mbi ligjin) dhe kështu, mund ta shkelin atë sa herë të duan. Por, kontrabanduesit kësaj radhe “gabuan” duke menduar që parajsa e krimit të tyre shtrihet edhe në shtetet e rajonit. Ata harruan që vetëm në Kosovë mund të sillen në këtë mënyrë!", kanë thënë anëtar të kësaj levizeje.

Kontrabanda që e bënë pjestarët e EULEX-it sipas tyre nuk është rast i veçantë e i izoluar por përkundrazi kjo ngjarje është njëra nga ato të shumtat që flasin për natyrën e vërtetë të një misioni që është vetë i kontrabanduar.

Vetëndosje ka thënë se ky mision u bë plotësisht operacional vetëm atëherë kur e mori dritën jeshile nga Serbia.

"E gjithë puna e EULEX-it është kontrabanda. Ky mision, përveç alkoolit, cigareve, etj. kontrabandon edhe protokolle me Serbinë, të cilat për nga dëmi janë pakrahasueshëm më të mëdha se sa të parat." 

Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon ka kërkuar hetim të menjëhershëm për këtë rast. Por, sipas Vetëndosjes atij nuk i bënë fare përshtypje fakti që kontigjenti rumun i policisë së EULEX-it ka gjynahe edhe më të mëdha se sa ky i ditëve të fundit. Më 10 shkurt 2007 ky kontigjent (atëbotë pjesë e policisë së UNMIK-ut) vrau 2 demonstrues paqësor dhe plagosi mbi 80 të tjerë, por Yves De Kermabon asnjëherë nuk kërkoi që të hetohet ky krim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)