20 Prill 2024

Tribunali zhvillon një kurs me juristë profesionistë nga Kosova

Prishtinë, 19 maj - Stafi i zyrave të prokurorive dhe gjykatave në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan janë duke i ndjekur katër sesione trajnuese për qasje dhe hulumtim të materialeve të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte për ish-Jugosllavinë në Hagë (ICTY).

Dy ditët e para të trajnimit, të mbajtura nga ICTY janë pjesë e Projektit të Drejtësisë për Krime Lufte (WCJP)  të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të profesionistëve ligjor në rajon për trajtimin e rasteve të ndërlikuara të krimeve të luftës.

“Instituti Gjyqësor i Kosovës e mbështet iniciativën për mbajtjen dhe organizimin e këtyre trajnimeve me WCJP. Është me rëndësi që stafi vendor të marrë njohuri rreth këtij programi”, tha  z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Khaldoun Sinno, z.v. Udhëheqës i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë tha: “Adresimi i krimeve të luftës është një prej mjeteve më efektive në stabilizimin dhe arritjen e paqes në rajon. Si i tillë ky trajnim është një hap i radhës në drejtim të duhur”.

Romana Schweiger, Kordinatore Rajonale e ODIHR - Projektit i Drejtësisë për Krime Lufte tha : “Ky trajnim do t’i ndihmoj stafit vendor se si t’i qaset dokumenteve publike të cilat janë të nevojshme për procedurat vendore dhe se si të kërkojë materiale shtesë nga Tribunali të cilat nuk janë në web-faqen e ICTY-së”.

Projektit i Drejtësisë për Krime Lufte është një projekt rajonal me vlerë prej 4 milion Eurosh, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga ODIHR në partneritet me ICTY, Institutin Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Hulumtime të OKB-së, dhe nga Misionet e OSBE-së në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)