28 Mars 2024

Trendafilova nis komunikimin për zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara

Prishtinë, 7 shtator - Kryetarja  e  Dhomave  të  Specializuara  të  Kosovës  (DHSK)  Ekaterina  Trendafilova  dhe  Administratorja  dr. Fidelma  Donlon  iu  drejtuan  sot  shoqërisë  civile  dhe  gazetarëve,  iu  përgjigjën  pyetjeve,  u  informuan  për çështjet e ngritura si shqetësime nga pjesëmarrësit si dhe shpjeguan mandatin dhe veprimtaritë e institucionit gjyqësor që ato përfaqësojnë.

Komunikimi dhe ndërgjegjësimi kanë qenë përparësi kyçe e DHSK-së  që  nga  fillimi  i  punës  së  saj  dhe  pas  fillimit  të  procedurave,  Presidentja  dhe  Administratorja  kanë intensifikuar angazhimin e tyre në komunikim dhe ndërgjegjësim.  
 
 “Si shërbyes publik, puna e të cilëve do të ndikojë dhe do të jetë me interes për njerëzit në Kosovë dhe gjetkë, ne jemi të përkushtuar që të komunikojmë mbi mandatin e gjykatës dhe të punojmë në një mënyrë sa më transparente për publikun,” tha gjykatëse Trendafilova.
 
Në  përgjigje  të  pyetjeve  mbi  pavarësinë  dhe  përkushtimin  e  gjykatës,  Kryetarja  Trendafilova  theksoi deklaratën solemne të cilën ajo dhe të gjithë gjykatësit e kanë marrë përsipër për të ushtruar funksionet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. "Pavarësia e gjykatësve është parim themelor i profesionit të gjyqësorit," tha ajo.  
 
Duke pasur parasysh situatën aktuale me COVID-19 dhe nevojën për të respektuar të gjitha masat e shëndetit publik,  veprimtaria  interaktive  u  mbajt  me  qytetarë,  shoqërinë  civile  dhe  gazetarë  të  cilët  morën  pjesë personalisht dhe online.
 
Administratorja, Fidelma Donlon, shpjegoi se DHSK-ja siguron menaxhimin e shëndoshë financiar  të burimeve që i janë besuar duke ruajtur pavarësinë e plotë në kryerjen e procedurave gjyqësore.

Administratorja foli gjithashtu për rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe se si Zyra Administrative siguron menaxhimin e objektit të paraburgimit në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)