26 Prill 2024

Trafiku me organet, Task Forcë për Thaçin

Prishtinë, 10 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në njërën nga ditët e ardhshme mund të merret në pyetje nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtarë.

Vendimi për themelimin e Task Forcës është marrë në Bruksel ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe EULEX-i në Prishtinë.

EULEX- ka sqaruar se kjo Task Forcë, e përbërë nga prokurorë dhe hetues, do të punoj në hetimin paraprak që nisi nga EULEX-i më 27 janar të këtij viti.

“EULEX-i, me mbështetjen e plotë e të gjitha 27 vendeve anëtare të BE, ka vendosur të krijoj një Task Forcë që do të vijuar hetimin mbi pohimet e bëra nga Raportuesi i Këshillit të Evropës, Senatori Dick Marty, në raportin e tij në dhjetor të vitit 2010” thuhet në njoftimin e misionit evropian.

Gjithashtu theksohet se hetimi përfshin një dimension ndërkombëtar ndërsa Task Forca do të jetë pjesërisht me seli në Bruksel dhe kjo dëshmon rëndësinë që BE-ja i kushton trajtimit të duhur të kësaj çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)