20 Prill 2024

Thaçit iu dorëzua ekzemplari i monografisë për krimet e luftës

Prishtinë, 28 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur një delegacion të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të prirë nga kryetari i këtij këshilli, Pajazit Nushi. Me këtë rast, kryeministrit Thaçi iu dorëzua një ekzemplar i Monografisë për krimet e luftës në Kosovë (1998-1999), që është botuar nga KMDLNJ, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Duke vlerësuar lartë vepritmtarinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në kohërat më të vështira për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe tani në këto vite të shtetësisë, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se botimi i kësaj monografie është edhe një dëshmi për luftën, për sakrificën e popullit të Kosovës, dhe për gjenocidin, që është ushtruar nga regjimi i Serbisë mbi qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Thaçi po ashtu inkurajoi udhëheqësit e KMDLNJ-së që të vazhdojnë përkushtimet e tyre për ndriçimin e plotë të së vërtetës për krimet e bëra në Kosovë gjatë periudhës së luftës, si dhe ofroi vazhdimin e mbështetjes institucionale në këtë drejtim.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Pajazit Nushi, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kryeministri Thaçi dhe qeveria i kanë dhënë punës së KMDLNJ-së në zbardhjen e të vërtetës për krimet e luftës në Kosovë dhe në veçanti botimit të Monografisë.

Nushi theksoi se angazhimet e KMDLNJ-së do të thellohen edhe më tej, gjithnjë në funksion të drejtësisë, të vërtetës dhe perspektivës evropiane të popullit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)