20 Prill 2024

Të zbardhen krimet e luftërave në ish Jugosllavi

Prishtinë, 4 korrik - Formimi i një komisioni të përbashkët nga shtetet e dala nga Ish Jugosllavia për të zbardhur krimet e luftës, rrethanat mbi vrasjet si dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve në periudhën e viteve 1991 - 2001. Ky është synimi i 900 organiztave joqeveritare të vendeve të ish jugosllavisë. 

Nga Fondi për të drejtën Humanitare në Prishtinë thonë se nuk do të anashkalohen as zbulimi I varrezave të mundshme masive edhe në Maqedoni ku dyshohet se mund të jenë varrosur trupa të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

‘Komisioni do të fokusohet në punën e evidentimit të personit të cilët ende janë të zhdukur, dmth të bëjmë listë të saktë, edhe të varrezave masive, ato që janë të vrarë dhe janë gjetur nga familjarët dhe janë varosur. Fokusi I komisionit duhet të jenë viktimat.’, thotë Bekim Blakaj, Fondi për të drejtën humanitare Prishtinë.

Me të gjitha këto prova të reja që mund të dalin nga puna e komisionit do të informohet opinioni I gjërë ndërsa faktet do tu jepen edhe gjykatave për hetime të mëtejeshme.

‘E tërë puna e komisionit do të sjellë fakte që do t’u shërbejnë historianëve, politikanëve dhe cdokujt për analizë të ngjarjeve por do t’i shërbejë edhe gjyqësorit që do të ketë informacionetë cilat nuk I kanë pasur gjatë hetimeve’, thotë Llazar Stojanoviç, Fondi për të drejtën humanitare Beograd.

Organizatat joqeveritare sot u mblodhën në Shkup për të bashkërenduar idenë e funksionimit të komisionit I cili duhet të ketë njerëz të pavarur, si dhe profesionistë. Ky trup pritet të fillojë punën në mes të vitit të ardhshëm. 

Në Bosnjë e Hercegovinë Organizatat Joqeveritare kanë arritur të evidentojnë 100 mijë të vrarë dhe të zhdukur. Në Kosovë deri më tani janë evidentuar mbi 13 mijë viktima.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)