23 Prill 2024

Sulmohet rektori Rugova. goditet me ngjyrë të kuqe

Prishtinë, 15 shkurt - Gjatë mbajtjes së ceremonisë së 41 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, derisa rektori Mujë Rugova mbante fjalën e rastit, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje i hodhën ngjyrë të kuqë rektorit Rugova, ndërsa rektori i zënë në befasi, i falënderoi studentët dhe tha se jemi në demokraci dhe në demokraci ndodh..
 
Në përfundim të fjalës së tij, Rugova mori një përkrahje morale nga të pranishmit në sallë, ndërsa i falënderoi studentët që u kujdesën t’i japin ngjyrë të kuqe më shumë.

“Unë vesha sot rrobe të zeza me një kravatë të kuqe, faleminderit për studentet se nuk kisha vu mjaft ngjyrë të kuqe”, tha ai.

Pas pak minutash në Fakultetin e Filologjisë ku po mbahet ceremonia e shënimit të 41 vjetorit të UP-së erdhi policia, e cila i arrestoi dy aktivistët e Vetëvendosjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)