29 Mars 2024

Sulmohet furra e bukës së shqiptarit në Zveçan

Mitrovicë, 1 nëntor - Një shishe xhami e mbushur me përzierje ndezëse është hedhur në oborrin e furrës së bukës, pronë e ankuesit të përkatësisë etnike shqiptar, në Zvecan.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:15 min, të mëngjesit të sotëm ndërsa njësitë e para policore në vend ngjarje kanë kontaktuar ankuesin 20 vjeçar dhe kanë bërë sigurimin e vendit të incidentit, njofton Policia e Kosovës.

Në vend ngjarje janë ftuar edhe hetuesit policor të drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të incidentit.

Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa dëmet materiale të shkaktuara me këtë akt kriminal konsiderohen të vogla. Nuk është raportuar për dëme fizike të shkaktuara në lokal veç tymosjes së pjesës së vitrinës së lokalit.Akti kriminal i cili fillimisht është regjistruar si i nxitur etnikisht, është kualifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Prokurori publik është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra të policisë ndërsa nuk është raportuar për persona të dyshuar deri më tani. Raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm kryesisht përmes hedhjes së mjeteve eksploduese në oborrin e furrës së bukës në Zvecan, janë raportuar edhe më parë.

Hetuesit policor të sektorit të krimeve serioze në drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë së bashku me komponentën policore të EULEX-it janë duke punuar në drejtim të identifikimit të dyshuarve të mundshëm të akteve kriminale të cilat ndërlidhen me rastet e sulmeve në objektin furrës së bukës në Zvecan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)