20 Prill 2024

Strukturat e rëndit menaxhuan mirë situaten në veri

Mitrovicë, 21 qershor - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë vlerësuan të hënën në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri se situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë më e tensionuar për shkak të incidenteve që kanë ndodhur në veri të qytetit.

Megjithatë u lavdëruan strukturat e rendit që kanë menaxhuar mirë situatën e krijuar duke mos lejuar eskalimin e saj.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përgëzoi popullatën për maturinë përkundër provokimeve dhe incidenteve që kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve ku janë lënduar pesë të rinj shqiptarë.

Poashtu ai vlerësoi punën e mirë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për masat që kanë marrë për menaxhimin e situatës së krijuar.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se është me rëndësi që incidentet, sikur ai në Kodrën e Minatorëve, ku janë lënduar pesë të rinj shqiptarë, si ai në zonën e “Tre rrokaqiejve” ku janë lënduar tre të rinj serbë janë dënuar nga të gjithë që nuk ka qenë praktikë e mëhershme.

Në këtë kontekst, ai përmendi përfaqësuesin e serbëve të Kodrës së Minatorëve, i cili publikisht e ka dënuar sulmin ndaj të rinjve shqiptarë që ka ndodhur në atë mjedis.

Në anën tjetër, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përveç këtyre incidenteve ka përmendur edhe një hedhje shishe në drejtim të minibusit që transporton banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit. “Brenda pak ditësh kanë ndodhur dy sulme ndaj këtij minibusi. Autoritetet e rendit duhet të marrin masa që të identifikojnë dhe arrestojnë sulmuesit”.

Në këtë takim të Komitetit të Sigurisë u përmend edhe protesta e banorëve të lagjes Bair për shkak të problemeve me furnizim me ujë të pijshëm, mandej për masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim.

Poashtu u bisedua edhe për planet operative të policisë në lidhje me menaxhimin e situatës për 28 qershor, kur pritet që qytetarë të shumtë serbë të marshojnë për në Gazimestan për Festën e Vidovdanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)