25 Prill 2024

Strauss Kahn në burg shtëpiak

New York, 20 maj - Gjykata e New Yorkut liroi me kusht ish-drejtorin e përgjithshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss-Kahn.

Për lirimin me kusht, Strauss-Kahn, i akuzuar për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi do të lërë 1 milion dollarë.

Kahn do të mbajë në dorë një byzylyk me një cip lokalizator dhe do të vëzhgohet 24 orë nga agjentë të policisë për të shmangur ndonjë tentativë arratisjeje.

Me këtë vendim gjykata rrëzoi kërkesën e palës paditëse për refuzimin e lirisë me kusht. Seanca tjetër do të mbahet më datë 6 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)