19 Prill 2024

Sparks: EULEX-i synon forcimin e ligjit në Mitrovicë

Prishtinë, 9 shkurt - Zëvendësi i shefit të EULEX-it Andy Sparks ka deklaruar se misioni i BE-së synon forcimn e sundimit e të ligjit në tërë Kosovën e jo vetëm në veri të vendit, sepse sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha aktiviteteve kriminale është prioritet i EULEX-it.

"Veriu i Kosovës, nga të dyja anët e lumit Ibër paraqet prioritet të posaçëm për EULEX-in. Për këtë shkak është rritur prezenca e personelit të EULEX-it. Prandaj këto ditë një kohë po e kaloj në veri", ka thënë Sparks për gazetën "Politika".

Sparks ka thënë se edhe vetë këto ditë një kohë të mirë të qëndrimit po e kalonë në veri të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se në funksion të përmirësimit të sundimit të ligjit, në javët e ardhshme do të rritet aktiviteti i EULEX-it, policisë së Kosovës dhe KF0R-it.

“E tëra është në interesin e përgjithshëm të vendit dhe të gjithë banorëve të Kosovës”. Sparks thotë se ende nuk e di nëse Dik Marti do t''ia dorëzojë EULEX-it dëshmitë për të cilat flet në raportin e tij, por shpreson qe këtë Marti ta bëjë sa më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)