19 Prill 2024

Skenderaj: Tre persona janë plagosur rëndë me armë zjarri

Prishtinë, 24 qershor - Tre persona janë plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mëngjesit të sotëm në Skenderaj, njofton Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti thotë se viktimat janë nga fshati Polac i komunës së Skënderajt.

Të plagosurit janë Isuf Hoti, Adnan Koca dhe Fadil Xani, të cilët janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit të qytetit, për t’u transferuar me urgjencë në repartin e emergjencës në QKUK në Prishtinë.

"Në bazë të informatave të para nga mjekët kujdestar, mësohet se dy nga tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë", sqaron policia e rajonit të Mitrovicës. Më tej sqarohet se për arsye të ekzaminimit të pa penguar të vendit të ngjarjes, zyrtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt, janë detyruar që të lëshojnë ndërtesën deri në përfundim të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes.

"Në bazë të hetimeve preliminare të policisë në këtë rast, besohet se së paku dy persona të dyshuar, të armatosur, kanë shtënë drejt viktimave të tyre pas një përleshjeje fizike brenda ndërtesës së Kuvendit Komunal", thuhet në njoftimin e policisë.

Besohet se palët e përfshira në rast, ishin ngatërruar pas një mosmarrëveshje të tyre rreth kontraktimit të shitblerjes së një prone private.

Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e dy lokacioneve, shtëpive private, në fshatin Klinë të Skenderajt, në kërkim të dyshuarve të këtij rasti.

Identiteti i dy të dyshuarve është i njohur për policinë ndërsa policia po bën përpjekje të identifikojë vendndodhjen e tyre.

Në vend të ngjarjes thuhet se kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut.

Për arsye të ekzaminimit të papenguar të vendit të ngjarjes, zyrtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt janë detyruar të lëshojnë ndërtesën deri në përfundim të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)