16 Prill 2024

Situatë e qetë në Mitrovicë

Mitrovicë, 27 qershor - Gjendja e sigurisë gjatë dy jave të fundit në Mitrovicë ka qenë kryesisht e qetë. Kështu u vlerësua të hënën nga përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në takimin e Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet çdo dy javë në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se në përgjithësi ka qenë qetë gjatë kësaj periudhe kohore, përderisa një numër incidentesh që kanë ndodhur në veri nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme. Në këtë kontekst përmendi disa protesta që janë mbajtur në veri kundër rotacionit të komandantëve të stacioneve policore atje.

Ai vuri në pah se në këtë protesta dhe në tubimet e shpeshta që organizohen në veri numri i atyre që marrin pjesë përditë është në rënie e sipër. “Është një shenjë e mirë se qytetarët në veri po i kthehen jetës së përditshme duke mos ju përgjigjur kërkesave të ekstremistëve që tentojnë të mbajnë nën tension situatën në veri”.

Drejtori Bala si shqetësim përmendi provokimet e motoristëve të ardhur nga Serbia në fundjavë në veri të Mitrovicës. Tha se ata kanë ardhur për “Vidovdan” dhe kanë provokuar dhe shqetësuar banorët joserbë në veri. “Policia ka dalur me plan operativ për këtë organizim që mbahet në Gazimestan dhe ne kërkojmë masa ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin”.

Në takim ai njoftoi për  një tubim që do të mbahet këtë martë në Barel të Bajgorës në 13-vjetorin e themelimit të Zonës Operative të Shalës së UÇK-së. Tha se tubimi nis në ora 18:00 dhe pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë veta. 

Në anën tjetër, zëvendëskomandanti i stacionit të policisë në jug të qytetit, Ramiz Isufi, foli për gjendjen e sigurisë në zonën e tij të përgjegjësisë dhe tha se situata është e qetë dhe gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë problem serioz.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)