24 Prill 2024

Situata në veri të Kosovës ende mbetet e brishtë

Mitrovicë, 11 tetor - Megjithë shtimin e masave të sigurisë, situata në veri të Kosovës ende mbetet e brishtë. Kështu u tha të hënën në takimin e Komitetit Lokal për Siguri në Mitrovicë, ku morën pjesë drejtues të komunës dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë.

Shefqet Aliu, zyrtar në Drejtorinë  për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se gjatë dy javë të fundit ka pasur disa i incidente në veri. Në këtë rast ai përmendi sulmin që ka ndodhur ndaj furrtarit shqiptar në Zveçan, ndaj familjes të të cilit është duke u ushtruar një presion i madh me qëllim që të largohet prej atje edhe familja e fundit shqiptare.

Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka përshëndetur rritjen e masave të sigurisë në veri nga KFOR-i, Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Ai theksoi se gjendja në veri kërkon angazhim të madh dhe veprime konkrete, meqë grupet kriminale dhe strukturat paralele për dhjetë vjet me radhe janë duke i sfiduar ligjet dhe rendin.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në jug të qytetit ka qenë dhe vazhdon të jetë situatë e qetë. Ai tha se në dy javët e fundit nuk ka pasur ndonjë rast serioz që vlen të përmendet, përderisa javën e fundit edhe në këtë pjesë të qytetit ka pasur pika të përbashkëta kontrolli të policisë dhe KFOR-it.  

Përfaqësuesit e KFOR-it që ishin të pranishëm në takim shprehen zotimin për vazhdimin e masave të shtuara të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)