25 Prill 2024

Situata në Mitrovicë e qetë

Prishtinë, 11 qershor - Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka lavdëruar qytetarët shqiptarë që jetojnë në atë pjesë të qytetit për maturinë dhe gjakftohtësinë që kanë treguar duke mos rënë në provokimet e qarqeve të caktuara që tentojnë të destabilizojnë situatën. Poashtu ai ka vlerësuar edhe qëndrimin korrekt të përfaqësuesve të komunitet serb të Kodrës së Minatorëve, të cilët kanë dënuar sulmin ndaj pesë të rinjve shqiptarë që është bërë nga një grup i të rinjve serbë që janë grumbulluar aty nga pjesë të tjera të qytetit.
 
Nënkryetari Haziri, ka thënë se situata e qetë nuk është duke ju konvenuar strukturave qeveritare të Serbisë, të cilat me çdo kusht tentojnë që të destabilizojnë gjendjen para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të dal më qëndrim për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. “Këto struktura që veprojnë në Kosovë në tentim për të realizuar qëllimet e tyre janë duke dëmtuar perspektivën e komunitetit serb”.
 
Ai ka përgëzuar strukturat e sigurisë, si Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in për seriozitetin e treguar pas incidentit në veri. “Autoritet e sigurisë  kanë bërë një punë të mirë duke shtuar praninë e tyre dhe duke rritur masat e sigurisë në Kodrën e Minatorëve”. Nënkryetari Haziri tha se këto organe duhet të jenë shumë të vendosura dhe mos të lëshojnë pe ndaj atyre që thyejnë ligjin, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
 
Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri, ka dënuar sulmin ndaj tre të rinjve serb që ka ndodhur të enjten në zonën e “Tre rrokaqiejve”. Ai potencuar se të gjithë ata që në çfarëdo forme prishin rendin duhet të përballen me forcën e ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)