19 Prill 2024

Situata e sigurisë vlërësohet e qetë

Mitrovicë, 7 qershor - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë se situata në javën e fundit në këtë komunë ka qenë e qetë dhe pa probleme të theksuara.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se në përgjithësi situata ka qenë e qetë dhe nuk ka ndodhur ndonjë incident që do të reflektonte në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Ai theksoi se java ka qenë shumë e ngarkuar me aktivitete në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës” që vazhdon edhe më tej, mirëpo gjithçka ka kaluar mirë dhe pa telashe.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se i vetmi incident me serioz ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve me 2 qershor, ku policia ka arrestuar 3 persona, dy shqiptarë dhe një serbë, të cilët dyshohet se kanë qenë të dehur dhe kanë shtënë me armë. Megjithatë, ai potencoi se nuk ka pasur të lënduar.

Për gjendje të qetë ka folur edhe komandanti i stacionit të policisë në jug, kap. Bashkim Spahiu, i cili tha se në zonën e tij të përgjegjësisë nuk është shënuar ndonjë incident që do të ndikonte në gjendjen e përgjithshme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)