05 Tetor 2022

Situata e sigurisë në Mitrovicë e qetë

Prishtinë, 21 shkurt -  Situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur në dy javët e fundit.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe atyre të sigurisë.

Nënkryetari i Komunës, Riza Haziri, tha se incidentet që kanë ndodhur nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Me këtë rast ai vuri në dukje shqetësimin për mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët joserbë në veri të qytetit.

“Kërkojmë nga strukturat e sigurisë që të fokusohen në këtë aspekt, meqë problemet për lëvizje të lirë në veri janë të mëdha”.

Nënkryetari Haziri kërkoi nga autoritet e sigurisë që të ndihmojnë edhe për projektin e regjistrimit të popullatës, që do të nis me 1 prill të këtij viti.

“Projekti i regjistrimit është shumë i rëndësishëm, mirëpo duke pasur parasysh rrethanat në veri kërkojmë nga autoritetet e sigurisë që të krijojnë kushte për realizimin e këtij procesi edhe në veri”.      

Në lidhje me incidentet e fundit që kanë ndodhur në veri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ato kanë shqetësuar qytetarët që jetojnë në veri.

Ai përmendi vendosjen e afisheve nacionaliste serbe në Kodrën e Minatorëve, mandej sulmin ndaj policisë në Zubin Potok etj.

“Këto incidente janë duke e mbajtur gjendjen të tensionuar dhe kjo është politikë dhe qëllim i strukturave serbe që dirigjohen nga Beogradi”.

Në anën tjetër, drejtori Bala, ka përmendur se manifestimet për trevjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të organizuara nga Komuna e Mitrovicës kanë kaluar pa asnjë problem.

Ndërsa Avni Zaiti nga Policia Rajonale në Mitrovicë, tha se sa i përket afisheve në Kodrën e Minatorëve, policia e ka hapur rastin dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti që ka shqetësuar qytetarët e atjeshëm.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, foli për situatën në jug të qytetit.

Ai se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast që vlen të përmendet. Me këtë rast, ai sqaroi se Policia është duke zbatuar disa plane operative, si atë për trafik, luftimin e kontrabandës, parandalimin e krimeve etj.

Komandanti Zabeli, në këtë takim njoftoi për hapjen  e një zyre policore në Trepçë. “Ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve të atjeshëm dhe ne ftojmë ata që të bashkëpunojnë me policinë”.          

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)