25 Prill 2024

Sistemi gjyqësor, prin me ankesa të Avokati i Popullit

Prishtinë, 26 korrik - Lëvizja FOL sot mbajti debatin për punën një vjeçare të Institucionit të Avokatit të Popullit bazuar në raportin vjetor 2008-2009. Debati u organizua me qëllim të diskutimit të gjerë për punën e këtij institucioni dhe koordinimin apo mbështetjen që ka ky institucion nga institucionet e tjera të vendit.

Raporti i Avokatit të popullit thekson se numri më i madh i ankesave të qytetarëve deponohen për sistemin gjyqësor të Kosovës, ankesa për mosekzekutim të vendimeve të Gjykatave, zvarritje të mëdha të procedurave gjyqësore dhe për korrupsion real ose të perceptuar në tërë sistemin gjyqësor.

Në bazë të raportit vjetor të këtij institucioni del se mesatarisht 4-5 ankesa në ditë pranon Avokati i Popullit nga qytetarët për abuzim me pushtetin, u shpreh Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, i cili më tej shtoi se institucionet e Kosovës nuk i marrin parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit sikur edhe veprojnë me rekomandimet e institucioneve tjera të pavarura.
 
Raporti i institucionit të Avokatit të Popullit vë në pah tri fusha kryesore në të cilat qytetarët më së shumti i drejtojnë ankesat; 1) Ankesat për Gjyqësorin; 2) Ankesat për administratën publike në nivel lokal dhe qendror si dhe 3) ankesat për të drejtat ekonomike dhe sociale,  u shpreh zëvendësi i Avokatit të Popullit Hilmi Jashari.

Ai më tej shtoi se qytetarët  drejtojnë shumë ankesa në gjykata për shkak të mosfunksionimit efikas të administratës publike dhe kjo paraqet probleme edhe në tej ngarkimin e gjykatave me lëndë. Për këtë, institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar që të krijohet Gjykata Administrative.

Arritja më e madhe është kategorizimi i këtij institucioni si detyrim Kushtetues, si dhe miratimi i Ligjit për Avokatin e Popullit, mirëpo disa rekomandime tona nuk janë marrë parasysh gjë që paraqet një sfidë të madhe për funksionimin e këtij institucioni, u shpreh mw tutje z. Jashari.

Alban Sutaj, zyrtar ligjor në ministrinë e Drejtësisë deklaroi se me fuqizimin e këtij ligji  do të shtohet efikasiteti i institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky debat realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Dialogut Trekëndor Kundër Abuzimit të Autoritetit Publik Ndërmjet Avokatit të Popullit, Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile”, i mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile(KCSF).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)