26 Prill 2024

Shpërthimi në Mitrovicë, BE: Gjeni përgjegjësin

Bruksel. 4 korrik - Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj dhe Ketrin Eshton, kanë dënuar sulmin e djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës dhe kanë shprehur shqetësim për  incidentin tragjik dhe krejtësisht të panevojshëm.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Van Rompuj, ka kërkuar kthimin e menjëhershme të paqes dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të sillen me përgjegjësi maksimale.

Ndërsa shefja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Ketrin Eshton, përmes një deklarate i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, që me mbështetjen e EULEX-it, të hetojë incidentin dhe të sigurojë që autorët të nxirren para drejtësisë.

Ky mesazh i shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian u është dërguar edhe autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)