16 Prill 2024

Shpallet aktgjykim dënues për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Prizren, 29 tetor – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit   N.J.,  për shkak se: 

ËSHTË  FAJTOR

-  Me datë 02 tetor, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik  apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që në ndikimin e alkoolit pas një mosmarrëveshje që kishin i njëjti fillon ta godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, e kap për flokë dhe e gjuan me telefon  në fytyrë, me ç ‘rast me këto veprime i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin, të përshkruara edhe nga akt ekspertimi mjeko ligjor

- Kësodore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 2 të KP-së. 

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON: 

Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase). 

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. 

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)