28 Mars 2024

SHKK lehtëson masat për vizitorë në institucione korrektuese

Prishtinë, 2 mars - Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 03 mars 2022  merr këto masa lehtësuese:

1.      Hiqen kufizimet sa i përket numrit të vizitorëve për vizitat familjare ndaj personave të privuar nga liria, vizitat familjare mund të realizohen sipas dispozitav ligjore në fuqi;

2.      Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;

3.      Secili vizitor para se të hyj në institucionin korrektues, duhet te dëshmojnë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit,  vizitorët duke përfshirë edhe personat nga mosha 12 deri në 16 vjeç duhet të  posedojnë testin  RT-PCR  negativ për COVID -19, jo me të vjetër se 48 orë;

4.      Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar(vikend në shtëpi),  në momentin e  kthimit në Institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoj testin për COVID 19, në rast se testi rezulton pozitiv i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues për një periudhë prej 7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)