05 Dhjetor 2022

Shefi i ri i shtabit në selinë e KFOR-it

Prishtinë, 10 korrik - Sot Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, ia dorëzoi detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës së Kosovës nga Gjeneral Brigadier David L. Harris tek Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske.

Gjeneral Brigadier David L. Harris e morri detyrën si Shef i Shtabit për Forcën e Kosovës më 31 Korrik 2009. Në këtë detyrë ai shërbeu në Shtabin me tre yje duke ofruar komandë, kontrollë dhe mbështetje për forcën e udhëhequr nga NATO e të përbërë nga mbi 14 000 anëtarë nga 30 kombe kontribuese me trupa. Në këtë drejtim, ai definitivisht kontribuoi në suksesin e misionit të NATOs në Kosovë.

Pasardhësi i tij, Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske, u gradua oficer më 1983 nëpërmjet Programit Trajnues të Oficerëve Rezervë në Universitetin e Teksasit. Para gradimit, ai shërbeu si anëtar i i Detashmentit 1136 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Teksasit.

Para se t’i bashkangjitej KFOR-it, BG Gorske ishte Shef i Divizionit për Strategji dhe Politikë, Drejtoria për Strategji dhe Politikë në Komandën e Forcave të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara, Norkfolk, Virgjinia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)