26 Prill 2024

ShBA premton mbështetje në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve te FSK-sē

Prishtinë, 28 prill - Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM).

Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.

Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës  në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të  Nënoficerëve.

Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit  komandues.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)