18 Prill 2024

SHBA i jep 356 mijë euro donacion për MPB dhe MD

Prishtinë, 8 prill - Ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell do t'ia dorëzojë sot Ministrive të Punëve të Brendshme (MPB) dhe të Ministrisë së Drejtësisë (MD) pajisje në vlerë 356,494 dollarë të cila janë donacion i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ambasadori Dell do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Prokurori i Shtetit Ismet Kabashi, Drejtori Gjeneral i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, Drejtoi i Inspektoratit të Policisë Enver Rrustemi, dhe Drejtori i Qendrës Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Sheremet Ahmeti.  

Këto donacione janë pjesë e përkrahjes së Qeverise Amerikane për Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Inspektoratin e Policisë,  Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)