24 Prill 2024

SHBA, goditet banda shqiptare e drogës

New York, 10 qershor - Një bandë shqiptare e trafikut të drogës, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një operacioni të gjerë kundër trafikut të narkotikëve të shtrirë në SHBA dhe në Kanada.

Operacioni u zhvillua përkatësisht në Nju Jork dhe Konektika, por edhe në disa qytete të Kanadasë. Banda drejtohej nga shqiptarë dhe dyshohet se drogën tip marijuanë e shpërndanin nga Queens dhe Staten Island për në qytete të tjera amerikane.

Në krye të bandës ishte Bruno dhe Saimir Krasniqi, vëllezër, ndërkohë që bashkë me ta janë arrestuar edhe 13 persona të tjerë. Sipas FBI-së, banda kishte nisur aktivitetin në vitin 2003.

\"Ky grup kriminelesh të organizuar akuzohen për trafik droge, rrëmbime, grabitje dhe akte dhune për të mbrojtur dhe financuar veprimet e veta” tha prokurori amerikan, Preet Bharara.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)