28 Mars 2024

SHBA do të tërheqë 570 trupa nga Kosova

Prishtinë, 9 mars - Deri nga fundi i muajit maj në Kosovë do të jenë rreth 830 ushtarë amerikanë në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes.

 

Reduktimi do të jetë në madhësinë e një batalioni, pohon për gazetën Star and Stripe kapiteni Dan Murphy nga kjo Brigadë.

Murphy tha se oficerët mendojnë se numri i trupave që do të mbesin do të mjaftojë për vazhdimin e misionit.

 

“Institucionet lokale, siç është policia e Kosovës, janë duke bërë vërtet një punë të mirë. Mund të them se stabiliteti i Kosovës është shumë i favorshëm tani”, tha Murphy.

Star and Stripe është gazetë e përditshme për personelin ushtarak dhe grupet e tjera të interesit që kanë lidhje me ushtrinë amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)