18 Prill 2024

Serbët në veri, miting në përkujtim të bombave të NATO-s

Mitrovicë, 24 mars - Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 mbi caqet serbe, do të mbahet sot në pjesën veriore të Mitrovicës një miting me moton \"Së bashku për Serbinë\".

I ashtuquajturi shef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç ka thënë se nga mitingu do të dërgojnë thirrje për serbët e veriut të Kosovës të cilët nuk duan të integrohen në institucionet kosovare.

Sipas tij, për popullin në veri të Kosovës të vetme institucione janë ato të shtetit serb dhe se këto institucione nuk mund të jenë paralele.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se po ushtrohet trysni jashtëzakonisht e madhe nga ana e organizatorëve për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këtë tubim.

Mitingu do të fillojë në orën 12:00 në Sheshin \"Shumadija\", në veri të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)