23 Prill 2024

Serbët bllokojnë sërish rrugët në veri të Kosovës

Zubin Potok, 19 maj - Dhjetëra banorë edhe biznesmenë serbë kanë bllokuar edhe sot rrugën Zubin Potok-Ribariq.

Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se bllokimi i rrugës është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të fundit të Jevro Panteliq, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në krim të organizuar.

Kreu i Shoqatës së biznesmenëve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq, ka thënë se rruga nuk do të zhbllokohet deri në lirimin e Panteliqit.

Policia ka bërë të ditur se një grup serbësh kanë bllokuar sot edhe urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për t’u solidarizuar me biznesmenët e Zubin Potokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)