18 Prill 2024

Sejdiu emëroi Anton Qunin këshilltar politik për siguri

Prishtinë, 30 prill -  Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu emëroi sot z.Anton Quni këshilltar politik për çështje të sigurisë.

Quni është personalitet me përgatitje të larta ushtarake dhe në fushën e sigurisë, që ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Ai është shquar sidomos në betejën e Koshares, ku ka komanduar forcat komando “Delta” dhe ka gradën e kolonelit.

Pas luftës, Anton Quni ka qenë i angazhuar në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku ka dhënë kontribut të madh në profesionalizimin e forcave mbrojtëse të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)