19 Prill 2024

Rüdiger Wolf ka vizituar KFOR-in

Prishtinë, 23 qershor - Sekretari Shtetëror në Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjës, z. Rüdiger Wolf, ka vizituar KFOR-in për tu informuar nga afër për përmirësimet e situates së  sigurisë dhe të ketë një pasqyrë të përgjithshme të angazhimit të trupave Gjermane në Kosovë.

Pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, z. Wolf pati disa takime me të gjithë faktorët civil prezent ndërkombëtarë në Kosovë, siç janë, Shefi i misionit të EULEX-it Yves de Kermabon, Shefi i misionit të OSBE-së Ambasdori Werner Almhofer, Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil Peter Feith dhe Ambasadori Gjerman Hans-Dieter Steinbach.

Me 24 qershor, ai do të shfrytëzojë rastin që para takimeve me Komandatin e “Battle Group” Jug, Gjeneral Brigadierin Manfred Hofmeyer dhe ushtarët e Bundeswehr-it, të vizitojë Prizrenin dhe Manastirin e Shën Arhangjelit. Aktualisht Gjermania ka 1500 ushtarë në tërë Kosovën, kryesisht në jug.

Z. Rüdiger Wolf e ndihmon Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë gjatë kryerjes së kontrollit teknik të Ministrisë dhe ekzekuton autoritet komandues në kohë paqeje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)