24 Janar 2022

Rritje e përkohshme e pranisë së trupave të KFOR -it gjatë ushtrimit

Prishtinë, 10 gusht - Kampi Film City Prishtinë, Kosovë - Gjatë muajve gusht dhe shtator, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të zhvillojë një Ushtrim per Trajnim dhe Stërvitje Operacionale. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren.

Një kontigjent i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 13 gusht, me detyrën për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të strehuar një kontigjent më të madh të NATO -s që do të marrë pjesë në stërvitjen e përmendur.

Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të arrijnë deri në fund të gushtit.

Stërvitja do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator. Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie.

Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse.

Kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin "OPREH Niveli II". Trupat nga vendet aleate stërviten së bashku me njësitë e KFOR -it si pjesë e Forcës Operative Rezervë.

Edhepse gjasat jane te vogla, forcat rezervë shtesë të NATO -s mund të thirren në rast se KFOR-it i nevojitet ndihmë në zbatimin e mandatit të saj të OKB-se për të ruajtur një mjedis të qete dhe të sigurte si dhe per te siguruar liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet lokale mund të verejne një sasi të shtuar të lëvizjes së automjeteve, që rezulton nga transporti i automjeteve të blinduara ndërsa njësitë mbërrijnë në përgatitje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2022

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Edukimit bëhet Lansimi i projektit të bashkëpunimit midis Fakultetit të Edukimit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore. (Fakultetin e Edukimit. ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bën shqyrtimin e peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)  

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosoves mban seancë e jashtëzakonshme në të cilën do tëmbahet debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 12:00)
 
- Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 14:30)

- Në kuadër të Fetivalit të Dramës "Talia e Flakës" shfaqet Aroma e Henës nga Mehmet Kraja. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:00)