19 Prill 2024

Rritja e numrit të vetëvrasjeve shqetësuese në Kosovë

Prishtinë, 11 tetor – Kosova ende nuk ka statistika të sakta të personave me probleme të shëndetit mendor. Afër 3 % e popullatës vetëvriten, prej të cilëve një e treta i takojnë moshës adoleshente.

Kjo u bë e ditur me rastin shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, të organizuar nga MSH dhe OBSH.

”Rritja e numrit të vetëvrasjeve është shqetësues në Kosovë. Në këtë aspekt është duke u përgatitur plani strategjik për vitin 2008- 2013 me qëllim të hulumtimit të shkaktarëve që qojnë deri te ky fenomen”, tha Gani Shabani nga Shërbimi Profesional i Shëndetit Mendor.

Ai tha se nuk kanë statistika mirëpo merret që afër 3% e popullatës vetëvriten, e që një e treta i takojnë moshës adoleshente. ”Është paraparë që nga qeveria të formohet një grup për hulumtimin e shkaqeve të vetëvrasjeve për arsye se ky është një fenomen në rritje”, tha ai.

Ndërkaq Isak Ejupi, nga Policia e Kosovës, konsideron se ka mungesë të angazhimit të institucioneve të nivelit shëndetësor mendorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)