18 Qershor 2021

RrGK në përkrahje të protestës për rastin e ngacmimit seksual ndaj të miturës

Prishtinë, 17 maj - Duke përcjellur me shqetësim të madh rastin e ngacmimit seksual të një të miture nga tre djemë po ashtu të mitur, në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbështet protestën e sotme të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, e cila mbahet tek Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me fillim nga ora 12:00.

Sado që dhuna me bazë gjinore është mjaft e shpeshtë edhe në mesin e të miturve, megjithatë ende ka mungesë të raportimit dhe trajtimit të rasteve në mënyrë të duhur.

Andaj, RrGK bën thirrje që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë këtë rast me prioritetin e duhur, ashtu siç do duhej të trajtohet edhe secili rast tjetër i ngacmimit dhe sulmit seksual. Me theks të veçantë, shkollat  duhet urgjentisht të krijojnë mekanizma të cilët trajtojnë rastet e dhunës, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Kujtojmë se RrGK së fundmi ka publikuar raportin “Nga Ligjet Vepra: në Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, ku për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kemi rekomanduar:

· Të mbahen  trajnime për edukatorët dhe psikologët për format e dhunës me bazë gjinore; si të identifikohen shenjat e dhunës me bazë gjinore; dhe si të ndihmon të referohen këtë raste.

· Të përfshihet materiali mësimor mbi barazinë midis grave dhe burrave, respektin e ndërsjellë, rolet gjinore jo stereotipike, dhunën me bazë gjinore dhe mënyrën e raportimit të tij në kurrikulat arsimore të përshtatshme për grupmosha të ndryshme, siç parashikohet nga Konventa e Stambollit.

· Të ndahet buxhet i mjaftueshëm për rritjen e numrit të psikologëve në shkolla.

Për fund, duhet përmendur se ashtu si për rastet e tjera të dhunës me bazë gjinore, RrGK do të kërkojë drejtësi dhe do të monitrojë nga afër këtë rast si dhe masat e ndërmarra për të.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)