23 Maj 2022

RrGK kërkon dënimin maksimal të fajtorëve për vrasjen e 18-vjeçares

Prishtinë, 23 gusht - Dita e diel ishte e kobshme për një vajzë 18-vjeçare, e cila u la pa shenja jete në qendrën emergjente të Ferizajt.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si ‘’Vrasje e rëndë’’, dhe deri më tani është arrestuar një i dyshuar, kurse i dyshuari i dytë gjendet në arrati.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) konsideron se ky rast, na shpërfaq edhe një herë mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vrasjeve ndaj grave dhe të femicidit.

Vrasja e kësaj vajze assesi nuk është rast i izoluar e as ndodhi rastësore - kjo vajzë vdiq në një vend në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të hetimeve, dhe me dënime të ulëta për vrasësit e grave.

Si për secilën vrasje të grave nga burrat këtu kemi një zinxhir fajtorësh brenda institucioneve.

Si ka mundësi që në një institucion shëndetësor të lihet trupi i pa jetë i një gruaje, pa kurfar llogaridhënie?

Le të kujtojmë këtu se spitalet e kanë obligim që në të gjitha rastet ku ka shenja të dhunës të lajmërojnë institucionet e sigurisë, e të sigurohen që ushtruesit e dhunës të mos ikin.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i vrasjes së 18-vjeçares të jetë prioritet për organet e hetuesisë, si dhe fajtorët të marrin dënimin maksimal. Po ashtu, përmes kësaj kumtese njoftojmë se RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend.

Njëherit, u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në gjetjen e të dyshuarit të dytë, kurse mediave u bëjmë thirrje që të raportojnë duke pasur në qendër të vëmendjes ruajtjen e dinjitetit të viktimës - vetëm në këtë mënyrë secili prej nesh do të luajmë rolin që na takon në luftimin e pakusht të vrasjes së vajzave dhe grave.

RrGK nuk do të ndalet derisa vrasjet e vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku ora 10:15)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli” ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Pejë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID organizojnë lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallat i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
 
- Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.  (Selia Qendrore e PDK-së, 14:00)

-  Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (selia qendrore e LDK-së, ora 15:00)
 
- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare organizon Darkën Gala me rastin e 10 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 19:00)