25 Prill 2024

Rikonfirmohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë, 11 mars - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

1.      Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2.      Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3.      Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4.      Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

5.      Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)