28 Mars 2024

Rexhepi: Në Kosovë veprojnë deri në 400 policë të Serbisë

Prishtinë, 18 korrik - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar edhe dështimin e shtetit në veri të Kosovës.

“Asnjëherë nuk e kam mohuar se në veri ka prani të strukturave ilegale prej 300 deri në 400, varësisht nga situata”, ka thënë Rexhepi dje në një konferencë shtypi.

Ai ka konfirmuar raportimet e medieve serbe se në Kosovë veprojnë numër kaq i madh i Policëve të Serbisë, largimin nga Kosova të të cilëve sipas medieve të atjeshme e kanë kërkuar Gjermania dhe SHBA.

Duke u thirrur në burime jozyrtare, thuhet se policia serbe në veri të Kosovës ka të punësuar rreth 300-400 punëtorë, si dhe prej 1 000-2 000 shërbyes informativë.

“Blic” transmeton se zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon, ka shfrytëzuar rastin që gjatë vizitës në Beograd të kërkojë që forcat serbe të sigurisë të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Ministri Bajram Rexhepi ka thënë se strukturat e MUP-it janë ilegale dhe se do të arrestohen kurdo që të ketë mundësi ose do të depërtohen nga Kosova.

“Realiteti është i tillë, ekzistojnë, por sa është numri i tyre nuk është i saktë... Unë nuk e kontestoj, por mund të jetë numër më i madh. Ata, kryesorët që veprojnë janë sjellë nganjëherë nga 200 deri në 400 pjesëtarë të MUP-it qoftë kosovarë që janë në strukturë të MUP-it apo që janë të ardhur nga Serbia”, ka thënë ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)