24 Prill 2024

Rexhepi dhe Marnhac vizituan pikën kufitar në Merdare

Prishtinë, 17 maj - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, vizituan  Pikën e kalimit kufitar Kosovë - Serbi, në Merdare, ku u takuan me policët kufitarë të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.

Në këtë vizitë ishin prezentë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, dhe Udo Moeller, shef i komponentës së Policisë së EULEX-it.

Gjatë kësaj vizitë pune në kufirin Kosovë- Serbi, Rexhepi dhe de Marnhac u njoftuan për së afërmi me punën që po bëhet në këtë Portë nga policia kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Rexhepi dhe shefi i EULEX-it de Marnhac u shprehën të kënaqur me punën e deritanishme të policisë në këtë pikë kufitare si dhe me bashkëpunimin e policive në teren.

“Është vizitë pune së bashku me udhëheqësin e EULEX-it dhe qëllimi është që të performojmë më mirë dhe të kemi bashkëpunim të mirë”, u tha ministri Rexhepi mediave të pranishme, duke shtuar se “ekziston përkushtimi që bashkërisht të arrijmë suksese më të mëdha dhe që raporti i ardhshëm i progresit të jetë shumë më pozitiv”.

De Marnhac u tha të pranishmëve se EULEX-i është në Kosovë për të mbështetur institucionet vendore dhe që misioni është duke e bërë këtë rregullisht.

“Është e rëndësishme se ne po punojmë së bashku. Ndoshta nuk është atraktive të raportohet për këtë në media, por ne kemi policët tanë në stacione policore, polici kufitare. Gjithashtu, gjykatësit dhe prokurorët tanë punojnë së bashku me kolegët e tyre vendorë”, tha de Marnhac.

Pas Pikës së kalimit kufitar Kosovë-Serbi, në Merdare, Rexhepi dhe de Marnhac vizituan stacionin policor të Podujevës dhe Drejtorinë Rajonale të policisë kufitare në Lluzhan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)