25 Prill 2024

“Reporterët pa Kufij” dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve

Paris, 11 mars – Organizata “Reporterët pa Kufij” dënon kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë, muajin e kaluar. Duke përmendur tre raste në gazetat “Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

“Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve”, thotë organizata me seli në Paris.

“U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it, menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thonë \"Reporterët pa Kufij\".

Më tej, organizata i kritikon organet e rendit për mosefikasitetin e tyre në zbulimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Ne nuk mund të pranojmë që hetimet e policisë nuk rezultojnë gjithmonë me sukses për identifikimin e kërcënuesit, por është tmerruese kur shihen zyrtarët që bëjnë çmos për t\'i pamundësuar mediat nga të drejtat legjitime të tyre”, thuhet në reagim. “Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron t\'i bashkangjitet Bashkimit Evropian, ajo duhet të sigurojë respekt për të drejtën e mediave që t\'i hetojnë të gjitha fushat e ekonomisë, sidomos kompanitë publike, të cilat menaxhohen dhe kontrollohen nga shtetit”, përfundon reagimi i organizatës “Reporterët pa Kufij”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)