25 Prill 2024

Reagim kundër arrestimit të luftëtarëve të UÇK-së

Prishtinë, 16 mars - “Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lypjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë”thuhet në reagimin e organizatave te dala nga lufta e UÇK-së.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime \"antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës\".

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës”, kanë thënë udhëheqës te ketyre organizatave.

“UÇK-ja nuk është formuar për të kryer krime por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur.”
 
Duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, ne kërkojmë që gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet menjëherë, e të ndjeken kriminelët e vërtetë.

“Në ditët në vijim, do të informojmë opinionin për masat tona të mëtutjeshme të cilat do të jenë në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së”, thuhet në fund te reagimit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)