26 Prill 2024

QNKSH në prag të marrjes së akreditimit ndërkombëtar

Prishtinë, 14 mars - Gjatë 8 ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dërgoi 18 anëtarë të Ekipit të tyre të Vlerësimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive (DART) për një stërvitje në Kosovë.

DART është grupi i parë i përgjigjes ndaj fatkeqësive përpara se ekipi kryesor i reaguesve të arrijë në vend-ngjarje.

Edhe stërvitja përkatëse për stafin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së (QNTKSH) u realizua me skenar të ngjashëm për përgjigjen e parë në fatkeqësi.

Me këtë rast, UKISAR prezantoi Certifikatën e Njohjes për QNTKSH-në, një nga hapat përfundimtarë për marrjen e akreditimit ndërkombëtar të QNTKSH-së si qendër trajnimi për kërkim-shpëtim në nivel botëror.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)