18 Prill 2024

QKSS: Infrastruktura kritike në Kosovë ende e cënueshme

Prishtinë, 26 janar - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikoi raportin “Politikat e Qeverisë në Mbrojtën e Infrastrukturës Kritike” në të cilin vihet në pah neglizhenca e trashëguar e institucioneve Qeverisëse në Kosovë sa i përket ndërmarrjes së masave konkrete për ruajtjen e infrastrukturës kritike.

Raporti fillimisht vënë në pah faktin se Kosova kishte ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kjo pasi që në vitin 2018 Kuvendi i Kosovës me sukses kishte miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kritike (i cili kishte hyrë në fuqi në prill të vitit 2019) duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ndërmerr një hap të tillë.

Gjithashtu, përmbajtësisht Ligji në fjalë duket të jetë në masë të madhe përmbajtësor dhe në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, problematike duket të jetë implementimi i tij, ku deri më tani asnjëra nga qeveritë nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret substancial në këtë drejtim, qoftë sa i përket konsolidimit të mekanizmave institucional, miratimit të akteve nën-ligjore apo harmonizimin e kornizës ligjore e asaj strategjike me këtë ligj.

Kjo përkundër që Ligji i ka të përcaktuara afatet kohore për zbatim të dispozitave përkatëse të tij, duke i lënë kësisoj një barrë të konsiderueshme qeverisë së tanishme që të mund ta bëjë funksional këtë ligj. Raporti si pikat kryesore të tij identifikon se:

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk ka krijuar dhe funksionalizuar mekanizimin institucional brenda strukturës së saj, e cili është hapi i parë dhe kryesor në fillimin e zbatimit të ligjit ndërsa ende nuk është nxjerrë asnjë akt nënligjor.

Mbase, kjo për shkak se Qeveritë e mëhershme nuk kishin ndërmarrë ndonjë veprim në realizimin e obligimeve të saj që burojnë nga ligji, duke ja lënë këtë barrë Qeverisë së tanishme e cila me urgjencë do duhej t’i ndërmerr hapat e nevojshëm.

Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare e cila ka kohe që është në proces të hartimit dhe e cila do të ishte e pritshme që të miratohet në një të ardhme të afërt, si politika bazë për prioritetet e sigurisë duhet të trajtoj mbrojtjen e infrastrukturës kritike si një ndër prioritet e saj esenciale dhe të bëjë ndarjen e qartë të përgjegjësive dhe detyrave të institucioneve si dhe koordinimin e nismave ligjore dhe strategjike për të siguruar sinergji mes tyre.

Draft Strategjia e parë e Mbrojtjes, e cila po ashtu ka kohë që është në proces të hartimit dhe e cila do duhej të miratohej së shpejti, duhet të rishikohet në përputhje me mandatin e ri të FSK-së në funksion të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit, duke përfshirë edhe mbrojten e infrastrukturës kritike përmes veprime konkrete.

Në fushën e emergjencave civile, Plani i Reagimit Kombëtar dhe Sistemi i Integruar për Menaxhim të Emergjencave duhet të rishikohen sa më parë pasi që përveç që i është tejkaluar afati për rishikimin e tyre, nuk reflektojnë as zhvillimet e viteve të fundit sa i përket hartimit të legjislacionit që ndërlidhet me këtë fushë, përfshirë atë për mbrojte të infrastrukturës kritike.

Në fushën e terroizmit, Strategjia e re kundër terrorizmit duhet të rishikohet dhe të planifikoj aktivitete në mbrojtjen e infrastrukrurës kritike nga sulmet terroriste, duke përfshirë obligimet nga Plani i Përbashkët të nënshkuar me BE-në për luftimin e terrorizmit.

Në fushën e sigurisë kibernetike, draft ligji për sigurinë kibernetike dhe Strategjia e re për sigurinë kibernetike duhen të finalizohen duke i kushtuar vëmendje të veçantë që të mos ketë duplifikim të mekanizmave dhe konflikt të dispozitave ligjore me ligjin për infrastrukturën kritike.

Në fushën e shërbimeve private të sigurisë, duhet të procedohet sa më parë me finalizmin dhe miratimin e ligjit të ri për shërbimet private të sigurisë. Ligji i ri do duhej të parashihte shërbim tjetër të avancuar sigurisë që do të ofrohej nga kompanitë privatë të sigurimit fizik të dizajnuar enkas për ruajtje te infrastrukturës kritike.

Kësisoj, këto Kompani private nuk do të mund të aplikonin më për ruajtjen e këtyre aseteve vitale për ekzistencën e shëtit po që se nuk kanë pjesëtarë të trajnuar dhe licencuar enkas për këtë shërbim.

Respektivisht, duke i dhënë fund përfundimisht praktikave të deritanishme ku shteti ja delegon ruajtjen e infrastrukturës kritike kompanive private të sigurimit fizik nëpërmjet shërbimit bazik të sigurisë për çka kërkohet vetëm 3 ditë trajnim për pjesëtarët që ofrojnë këtë shërbim.

Çka nënkuptohet me Infrastrukturë Kritike?

‘Infrastrukturë Kritikë’ nënkupton secili aset shtetëror fizik apo virutual i rëndësisë ekzistenciale për mirëqenien dhe sigurinë e shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Pra, në rastin e Kosovës në kuadër të infrastrukturës kritike përfshihen asetet si: Korporata energjetike e Kosovës si dhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike; digat e liqeneve artificiale dhe rrjetet shpërndarëse të ujit të pijshëm, urat, autostradat, sistemi elektronik i komunikimit zyrtar, ai i regjistrimit civil, qarkullimit të parave, deponitë ku ruhen materialet e rrezikshme shpërthyese, etj.

Andaj duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo infrastrukturë, ruajtja e saj duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të politikave shtetërore të sigurisë në vend.

Si rrjedhojë Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet që mbrojtja e kësaj infrastrukture të jetë gjithëpërfshirëse dhe duke e inkorporuar atë në të gjitha dokumentet strategjike të sigurisë duke filluar nga: strategjia e kombëtare e sigurisë, ajo e mbrojtjes, luftimit të terrorizmit a të krimit të organizuar, e sigurisë kibernetike, etj.

Mosndërmarrja e hapave të nevojshëm nga institucionet përkatëse në mbrojte të kësaj infrastrukture lë vendin të ekspozuar nga rreziqe të vazhdueshme që mund të kenë epilog fatal për sigurinë kombëtare në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)