09 Dhjetor 2021

Qeveria mbështet financiarisht Prokurorin Speciale

Prishtinë, 23 prill - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Iv de Kermabo dhe nga ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, ka vizituar Departamentin e Prokurorisë Speciale.

Kryeministri Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo kanë përshëndetur edhe krijimin e Task-Forcës për luftimin e korrupsionit, që do të përbëhet nga prokurorë dhe ekspertë të policisë, vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë të plotë politike për departamentin e Prokurorisë Speciale dhe për Task-Forcën e luftës kundër korrupsionit. Mbështetja jonë do të jetë e gjithanshme duke filluar nga mbështetja politike, financiare dhe profesionale”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se është në interesin e gjithë shoqërisë kosovare që të mbështes dhe ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të të gjitha dukurive tjera devijante. Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë një shoqëri të sigurt dhe me të ardhme.

“Ne po krijojmë një partneritet të veprimit edhe me faktorët ndërkombëtarë që janë në Kosovë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të vazhdojmë edhe me thellimin e reformave në drejtësi, si hap për krijimin e rrethanave më të favorshme në zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë’, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)