25 Prill 2024

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Gjermania

Vushtrri, 13 tetor –  Udhëheqësit e Akademisë Policore të Qarkut Federal të Baden-Württembergut në Gjermani, në krye me Peter Egetemaier e vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri dhe u pritën nga  Sheremet Ahmeti, kryeshef Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Në fillim të takimit, kryeshefi Ekzekutiv,  Sheremet Ahmeti i uroi mirëseardhje delegacionit gjerman dhe i njoftoi ata për strukturën organizative të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Delegacionin e informoi lidhur me punën, aktivitetet dhe trajnimet që organizohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike. Gjithashtu z. Ahmeti e informoi delegacionin edhe për vizionin, pastaj fazën e tranzicionit, akreditimit dhe të legjislacionit.

Delegacioni gjerman shprehu gadishmërinë për bashkëpunimin mes Akademisë Policore të Qarkut Federal gjerman dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)