25 Prill 2024

Protesta kundër arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së

Prishtinë, 23 mars - Degët e Organizatave të Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së të mbështetur edhe nga organizata tjera, sot organizuan protesta gjithëpopullore në 26 komuna të Kosovës kundër arrestimeve të fundit ish-ushtarëve të UÇK-së nga policia e EULEX-it.

Udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it, kurse ndaj këtij misioni do të paraqiten edhe disa kërkesa rreth rolit të tij.

Protestat gjithëpopullore në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare, filluan në ora 12.00 në të gjitha qytetet e Kosovës, përkatësisht në 26 komuna.

Protestave iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës dhe rreth 200 OJQ që përbëjnë Koalicionin për Demokraci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)