25 Prill 2024

Propozimi serb për akuzat e trafikut të organeve në OKB

New York, 21 prill - Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ka marrë propozimin e Serbisë për hetime, lidhur me dyshimet për trafik organesh në Kosovë, raporton agjencia beogradase Beta.

“Mund ta vërtetoj se e kemi marrë këtë letër. Ajo do të publikohet si dokument zyrtar i Këshillit të Sigurimit”, pas disa ditëve, tha Vanina Maestraqi, nga Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Megjithatë, ajo nuk ka mundur të japë datë të sakte se kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do ta ketë në rend të ditës këtë kërkesë.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, më 19 të këtij muaji, ka deklaruar se sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i ka dërguar një letër, në të cilën propozon zhvillimin e hetimeve nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit në Beograd, tha se Moska “e mbështet në tërësi këtë iniciativë të Serbisë”.

Në raportin e zviceranit Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës, ish pjesëtarët e UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohen për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)