19 Prill 2024

Prokuroritë kanë ngritur 57 aktakuza kundër 73 personave

Prishtinë, 4 gusht - Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona të dyshuar dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj trembëdhjetë  (13) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, si dhe ka ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) person të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër (4) personave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)