19 Tetor 2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep njoftimin për opinionin publik

Prishtinë, 25 gusht - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, sqaron për opinionin publik rastin lidhur me lajmin e publikuar “Prokurori urdhëron lirimin e të denoncuarit për dhunë ndaj gruas së tij në Lipjan”, se prokurori kujdestar nga Njësiti i Dhunës në Familje, është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast, të cilin e ka iniciuar për veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 i KPRK-së, ashtu që, i njëjti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, janë intervistuar i dyshuari, ankuesja dhe dëshmitari, me ç’ rast në deklaratën e dhënë ankuesja ka theksuar “kemi bisedu, nuk kemi pas ndonjë problem, më tha shko te familja jote rri ndonjë ditë dhe vjen me më marrë pas disa ditësh, po më tha problem nuk du mem bo në shtëpi, unë i thash kthehem sërish te ti”.

Prokurori i kësaj çështje, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore të dyshuarin e ka liruar në procedurë të rregullt, mirëpo rasti në fjalë vazhdon të trajtohet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështje penale.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)